Adnan Salihu, zyrtarisht i propozuar për kryetar të kuvendit komunal në Bujanoc
Lokale

Adnan Salihu, zyrtarisht i propozuar për kryetar të kuvendit komunal në Bujanoc

14.Feb.2018 17:40
0
Gjatë javës së ardhshme mundë të mbahet seanca e kuvendit komunal të komunës së Bujanocit dhe të zgjidhet kryetari i këtij institucioni i cili do të zëvendësojë pozitën e Jonuz Musliut.

Në bazë të marrëveshjeve të koalicionit qeverisës, zyrtarishtë për kryetar është propozuar Adnan Salihu, këshillltarë në kuvendin komunal nga LPD, shkruan Titulli.com.

“Votat brenda partisë Lëvizja e Progresit Demokratik gjatë mbledhjes kanë qenë që kryetar i ardhshëm i kuvendit të jem unë dhe emri i është dorëzuar partnerit të koalicionit si dhe shërbimit të kuvendit komunal”, tha Adnan Salihu gjatë një bisedë për Titulli.com.

Salihu tha gjithashtu se Lëvizja e Progresit Demokratik pas humbjes së kryetarit të saj po qëndron shumë mirë brenda saj dhe se bashkëpunimi e mbështetja brenda partiake vetëm sa është rritur e jo zvogëluar.

Ai theksoi se ende nuk kanë hasur në ndonjë mosmarrveshje apo mospajtim brenda partiak ndërsa zgjedhjet për pozitën e kryetarit të Lëvizjes së Progresit Demokratike nuk do të mbahen njëherë.

“Ende nuk ka ndonjë ndryshim brenda partisë por patjetër që do të vij edhe momenti kur do të duhet që të zgjidhet edhe kryetari i partisë, mirëpo kjo do të ndodh atëherë kur do ta vlerësojmë ne se ka ardhur ai moment”, u shpreh Salihu.

Portali Informativ Titulli.com ka shkruar më herët se Adnan Salihu mundë të zgjidhet kryetar i kuvendit komunal në Bujanoc./Titulli/com/

Shukri Ymeri zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, bashkëpunim me të gjithë
Seminar "Fëmija i zakonshëm dhe fëmija ndryshe" në Preshevë, regjistrohu
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration