A duhet të mobilizohet diaspora e Luginës për pjesëmarrje në zgjedhjet e 24 prillit
Pjesëmarrja aktive e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet lokale dhe parlamentare të Serbisë, sipas njohësve të rrethanave do të thotë ndryshim i pozitës së tyre në Serbi.Skender Saqipi, gazetarë, konsideron se subjektet politike do të duhej të motivonin edhe diasporën shqiptare të Luginës që të shfrytëzoj të drejtën e tyre qytetare në përfaqësitë diplomatike të Serbisë në shtetet ku jetojnë.
Nënkryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka thënë se një përvojë e mobilizimit të diasporës nuk ekziston, nga fakti se shqiptarët nuk janë unik për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që evidente është humbja e besimit të shqiptarëve në institucionet serbe.
Partia për Veprim Demokratik është subjekti i vetëm shqiptarë e cila pritet që gjatë javës të dorëzojë në Komisionin Republikan Zgjedhorë listën e saj zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare./Baki Rexhepi-RTK/Titulli.com/