Vuçiq: Do të ngrihet aktakuzë ndaj Radoiçiqit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ndaj Millan Radoiçiqit autoritetet serbe do të ngrenë aktakuzë, pasi të përfundojnë hetimet që janë duke u zhvilluar. Ai shtoi se autoritetet ushtarake dhe civile po hetojnë rrethanat e ngjarjes në Banjskë dhe se publiku do të informohet për rezultatet e hetimit.
Kosova ka akuzuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Institucionet në Kosovë dhe Serbi po kryejnë hetime të ndara për këtë ngjarje.
“Prokurori po e ndjek atë për krime serioze, të cilat ai vetë i ka pranuar. Hetimi do të vazhdojë dhe më pas do të ngrihet aktakuzë. Kjo do të tregojë se prej nga kanë ardhur paratë dhe armët e paligjshme. Zbulimi i kësaj është obligimi ynë ndërkombëtar dhe kjo do të bëhet”, deklaroi Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.