Vedat Muriqi hero, i dhuroi pikën Kosovës në minutat shtesë ndaj Zvicrës
Vedat Muriqi është heroi i Kosovës në ndeshjen ndaj Zvicrës, të barazuar 2-2.
Sulmuesi i Mallorca shënoi të dy golat e “Dardanëve”, të dytin në minutën e 94, për t’i dhënë një pikë Kosovës në këtë përballje.
Ndërkohë, për Zvicrën, që e nisi me titullar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, shënoi dygolësh mesfushori Remo Freuler.
Me këtë barazim, Kosova barazon Bjellorusinë e vendit të katërt në grup, me 4 pikë, ndërkohë që Zvicra vijon kryesimin me 11 pikë.
Menjëherë të martën Kosova luan në udhëtim ndaj Rumanisë. Barazimi “fitues” me Zvicrën mund të marrë kuptim me një rezultat pozitiv në Bukuresht.