Tubacionet e reja për naftën ruse në Serbi, a kalon Gazsjellësi alternativ përmes Preshevës?
Rajoni dhe Politika

Tubacionet e reja për naftën ruse në Serbi, a kalon Gazsjellësi alternativ përmes Preshevës?

29.Oct.2022 18:15
0

Në më pak se dy muaj, Bashkimi Evropian pritet t’i zvogëlojë për rreth 90 për qind importet e naftës nga Rusia. Vendimi u mor në maj, si pjesë e një pakete sanksionesh kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Serbia nuk iu bashkua këtyre sanksioneve, por kjo masë ka gjasa të ketë ndikim edhe në furnizimet e saj me naftë.

Sipas të dhënave të vitit 2021, Serbia prodhon rreth 20 për qind të naftës që i nevojitet, ndërsa pjesën tjetër - rreth 80 për qind - e importon kryesisht nga Iraku. Rusia është furnizuesja e dytë më e madhe e saj, duke i siguruar një të katërtën e naftës që i nevojitet.

 

Aktualisht, nafta ruse arrin në Serbi nëpërmjet Kroacisë. Ajo kalon nga terminali Omishal në një rafineri nafte në Pançevë, nëpërmjet tubacionit JANAF. Megjithatë, furnizimet ka të ngjarë të ndërpriten, pasi të gjitha importet e naftës përmes detit në BE - përfshirë Kroacinë - do të ndalohen nga 5 dhjetori.

 

Edhe pasi cisternat me naftë ruse të mos lejohen më në BE, kjo naftë do të vazhdojë të arrijë në disa vende evropiane përmes tubacionit Druzhba.

Gjermania dhe Polonia pritet t’i ndërpresin furnizimet me naftë ruse nga ky tubacion deri në fund të këtij viti. Megjithatë, për Hungarinë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke u bënë përjashtime të përkohshme, në mënyrë që këto vende të kenë më shumë kohë për të zvogëluar varësinë e tyre nga Rusia.

Siç u përmend edhe më lart, Serbia është gjithashtu e varur nga burimet ruse. Për rrjedhojë, ky vend intensifikoi së voni bashkëpunimin energjetik me Hungarinë. Në qershor, për shembull, dy vendet nënshkruan një marrëveshje, e cila i jep Serbisë hapësirë shtesë për ruajtjen e gazit.

Hungaria, po ashtu, tha se është e gatshme ta ndihmojë Serbinë me furnizime me gaz, nëse ka nevojë.

Më 10 tetor, dy vendet vendosën ta çojnë bashkëpunimin në një nivel tjetër. Ato ranë dakord për ndërtimin e një segmenti të ri në tubacionin Druzhba, që do t’i siguronte Serbisë naftë ruse.

 

Si alternativë, Serbia po shqyrton edhe ndërtimin e një gazsjellësi që do të kalonte përmes Maqedonisë së Veriut dhe do të shkonte në portin e Durrësit në Shqipëri.

Segmenti i gazsjellësit nga Pançeva në Shkup do të ishte rreth 400 kilometra i gjatë dhe 300 kilometra të tjerë do të nevojiteshin për ta lidhur atë prej atje me Durrësin. Ky do të ishte shumë më i gjatë se tubacioni përmes Hungarisë, i cili pritet të jetë 128 kilometra, por do të mundësonte diversifikim më të madh të burimeve të naftës.

 
 
Përgatitën: Valona Tela & Lendi Susuri-REL
COVID-19, dyfishohet prania e varianteve të reja në SHBA; Evropa paralajmëron për rritje
Këshilli Kombëtar Shqiptar shpalos planin për ndihmën financiare të Kosovës prej 2 milion euro (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration