Tifozët serbë me slogane kundër Kosovës, teksa Serbia kërcënon me tërheqje nga Euro Tifozët serbë gjatë ndeshjes së Serbisë kundër Sllovenisë në Euro 2024, Munih, Gjermani, 20 qershor 2024.
Rajoni dhe Politika

Tifozët serbë me slogane kundër Kosovës, teksa Serbia kërcënon me tërheqje nga Euro

21.Jun.2024 08:57
0

Një grup i tifozëve serbë brohoritën “Kosova është zemra e Serbisë” në qendër të Munihut, ku ishin mbledhur para ndeshjes së ekipit të tyre kombëtar kundër Sllovenisë të enjten. Serbia, ndërkohë, kërcënoi se mund të tërhiqet nga Euro 2024 për shkak të thirrjeve kundër serbëve, për çka UEFA ka nisur hetim.

Tifozët i vazhduan të enjten gjestet politike në lidhje me Ballkanin në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani.

Të enjten sheshi Marienplatz ishte i mbushur me tifozë nga Serbia dhe Sllovenia, të dyja ish-shtete jugosllave.

Marrëdhëniet e tensionuara politike mes Serbisë dhe Kosovës u pasqyruan nga banerë, brohoritje dhe gjeste të urrejtjes gjatë turneut në Gjermani, duke nxitur palët të bëjnë ankesa në organin qeverisës së futbollit evropian, UEFA.

 

Serbia ka kërcënuar me tërheqje nga Euro 2024 për shkak të brohoritjeve kundër serbëve gjatë ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipërisë të mërkurën.

Gjatë asaj ndeshjes të Grupit B, që mbaroi 2:2, u dëgjuan thirrje për vrasjen e serbëve.

UEFA njoftoi të enjten vonë se ka nisur një hetim në lidhje me thirrjet e mundshme “raciste dhe, apo diskriminuese nga tifozët” gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Një hetim tjetër ka nisur edhe kundër sulmuesit të Shqipërisë, Mirlind Daku, për “sjellje të pahijshme” pas barazimit të kuqezinjve kundër Kroacisë në Hamburg të mërkurën, tha UEFA.

Në një postim në Facebook të enjten vonë, Daku kërkoi falje për sjellje e tij.

“Falja është burrërore, dhe e ndiej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar”, shkroi Daku.

Më herët të enjten, Jovan Surbatoviq, sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, tha se kishte bërë ankesë zyrtare në UEFA, duke thënë se tifozët e Kroacisë dhe Shqipërisë brohoritën “vrisni, vrisni, vrisni serbët” gjatë ndeshjes mes tyre në Hamburg.

Të mërkurën, UEFA e dënoi Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 10.000 eurosh, për shkak të “transmetimit të mesazheve provokuese, të papërshtatshme për një ngjarje sportive” gjatë ndeshjes të dielën.

Fotografitë nga turma e tifozëve serbë gjatë ndeshjes shfaqën një baner të flamurit kombëtar serb, i cili përfshinte Kosovën brenda kufijve të saj.

 

Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia më 2008. Beogradi refuzon ta pranojë atë.

Federata e Futbollit e Kosovës bëri ankesë në UEFA kundër banerëve të tifozëve serbë, për të cilët tha se përmbanin “mesazhe politike, shoviniste dhe raciste”.

Po ashtu të mërkurën, UEFA ia hoqi akreditimin një gazetari kosovar për ndeshjet e Euro 2024, pas ankesave se ai bëri gjeste nacionaliste drejtuar tifozëve serbë, gjatë ndeshjes së Serbisë kundër Anglisë në Gelsenkirchen të dielën.

Gazetari kosovar e humb akreditimin në Euro 2024, Serbia gjobitet
Në bazën "Jug" afër Bujanocit mbahet stërvitja ushtarake ndërkombëtare “Ujku i Platinit 2024” (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration