Stacionet policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut sulmohen me katër shok-bomba
Rajoni dhe Politika

Stacionet policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut sulmohen me katër shok-bomba

16.Jun.2023 12:30
0

Katër shok-bomba janë hedhur në stacionet policore në komunat veriore të Kosovës në orët e para të mëngjesit të së premtes, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas një njoftimi, rreth orës 01:04 në Mitrovicën e Veriut janë hedhur dy shok bomba brenda rrethojës së stacionit policor, dhe nuk raportohet për dëme materiale apo për persona të lënduar.

Edhe dy shok-bomba tjera janë hedhur pak minuta më vonë te stacioni policor në Zveçan.

Policia thotë se dyshohet se ato u hodhën nga një automjet i cili ishte në lëvizje dhe është larguar menjëherë nga vendi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se gjatë natës janë dëgjuar shpërthime në afërsi të stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut.

Ai tha se është hapur një hetim, por ende nuk ka të dyshuar.

Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur.

 

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Po ashtu, më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.

Një ditë pas kësaj, tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit, një veprim që Qeveria e Kosovës e ka cilësuar si rrëmbim.

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar një ditë më parë se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën. Ai tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit./REL/

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti hodhi poshtë pretendimet e Serbisë, e cila tha se se policët e Kosovës kishin kaluar kufirin dhe ishin futur në territor të saj.

Gjithashtu, Qeveria e Kosovës bëri të ditur se janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se "synimi ynë është siguria, e siguria fillon te kufijtë".

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë të enjten se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave.

Nevzad Lutfiu publikon vizitën në institucionet evropiane në Strasburg (foto)
Serbia respekton sanksionet e BE-së kundër Sirisë, por nuk i mbështeti ato kundër Iranit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration