Sot mund të shihni "SuperHënën": Kur do të ndodhë dhe çfarë duhet të dini për eklipsin e rrallë të 26 Majit?!
Sot Hëna do të jetë në distancën minimale nga Toka dhe gjithashtu do të goditet nga koni i saj i hijes: ja si dhe kur të shohim eklipsin e SuperHënës.
SuperHëna e radhës nuk do të jetë fare si të gjithë të tjerat. Më 26 maj, ndërsa do të jetë në distancën minimale nga Toka, sateliti ynë do të goditet nga hija e planetit. Me pak fjalë, një eklips i hënës ose SuperHëna. Fatkeqësisht, ky spektakël i pazakontë i qiellit nuk do të jetë i dukshëm nga të gjithë, por mos u shqetësoni: gjithmonë ka streaming. Ja se si dhe kur duhet të vëzhgoni në distancë.
Për të parë SuperHënën e thjeshtë do të jetë e mjaftueshme për të ngritur sytë drejt qiellit në mbrëmjen e 26 majit, por nëse moti (ose përtacia) nuk e lejon atë, është e mundur të hidhni një vështrim në faqen e Projektit Virtual Telescope duke filluar në orën 21.00.
SuperHëna e këtij muaji madje mund të duket pak më e madhe se ato të mëparshmet, të paktën për një sy të stërvitur: sateliti ynë në fakt do të jetë më afër pikës së distancës minimale nga Toka (perigja).
Eklipsi i SuperHëna, nga ana tjetër, nuk do të jetë i dukshëm nga Europa. Vetëm banorët e Amerikës së Veriut dhe disa zonave të Jugperëndimit Amerikan, Australisë dhe rajoneve të caktuara të Azisë Juglindore do të jenë në gjendje të marrin pjesë në shfaqjen drejtpërdrejt – thotë NASA.
Për të tjerët që nuk duan të humbin këtë ngjarje të pazakontë, do të jetë e mundur të hyjnë në platformat e drejtpërdrejta të transmetimit si ajo e Timeanddate.com, ose, edhe një herë, ajo e Projektit Virtual Telescope, i cili do të transmetojë eklipsin duke filluar nga ora 12: 00 më 26 maj.
SuperHëna do të fillojë të errësohet pjesërisht rreth orës 11:45 të mëngjesit tonë, ndërsa eklipsi i plotë pritet ndërmjet orës 13:11 dhe 13:26, pas së cilës do të jeni akoma në gjendje të shihni një errësim të pjesshëm deri në orën 14:52, kur gjithçka do të ketë marrë fund.
Edel Strazimiri / SCAN