Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura Ermina Lekaj.
Rajoni dhe Politika

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

22.Apr.2024 08:40
0

Deputetja e deritanishme, Ermina Lekaj Prljaskaj nga Bashkimi i Shqiptarëve në Kroaci sipas rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura të mërkurën nuk ka arritur që të siguroj mandatin e deputetit. Po ashtu më pak vota ka fituar edhe kandidati tjetër shqiptar, Dr.Shoip Shoipi, përcjell INA.

Armin Hodzhiq, kandidat i Koordinimit Kombëtar të Boshnjakëve në Kroaci, ka fituar mandatin e deputetit me ç’rast do të përfaqësoj pesë pakicat kombëtare në Parlamentin kroat.

Gjegjësisht, sipas të dhënave të përpunuara nga 99,5 për qind të vendvotimeve, Hoxhiq ka marrë votat e 3328 votuesve, ndërsa Lekaj Prljaskaj 2239 votues.

Hoxhiq do të përfaqësojë pakicat kombëtare shqiptare, boshnjake, malazeze, maqedonase dhe sllovene.

Sipas të dhënave të përpunuara me 99,53 për qind të qendrave të votimit, Furio Radin do të përfaqësojë pakicën kombëtare italiane në një mandat tjetër./ina/

Bomba 1 tonëshe nga lufta e 1999 largohet nga një qytet në Jug të Serbisë, evakuohen 1300 banorë!
Kosova dhe Serbia shkëmbejnë akuza për situatën e serbëve në veri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration