SHBA-ja i kërkon Serbisë shpjegim se çka firmosi me Rusinë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill
Rajoni dhe Politika

SHBA-ja i kërkon Serbisë shpjegim se çka firmosi me Rusinë

27.Sep.2022 07:16
0

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë të hënën, se Serbia duhet të shpjegojë se çfarë firmosi me Rusinë ditë më parë në New York, kur u mbajt sesioni i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. 

Serbia u arsyetua se bëhet fjalë për “marrëveshje teknike” dhe se kjo nuk ka të bëjë me sigurinë, por titulli i marrëveshjes është “koordinim i politikave të jashtme të dy vendeve”.

Hill tha se SHBA-ja pret shpjegim nga Serbia për këtë marrëveshje në kohen kur me Rusinë askush nuk po firmos marrëveshje, pos siç ka thënë ai “rekrutët e varfër”, duke iu referuar urdhrit për mobilizim.

“Në këtë moment, askush nuk duhet të nënshkruajë asgjë me Rusinë dhe shumë pak po e bëjnë. Përveç atyre rekrutëve të varfër që po mobilizohen për të shkuar në luftë. Është e vështirë për ne ta kuptojmë, por duam të dëgjojmë një shpjegim se për çfarë bëhet fjalë”, tha Hill, përcjell mediumi i pavarur serb N1 të hënën. 

Marrëveshja Serbi – Rusi nxiti reagime të mëdha edhe në Bruksel. Disa eurodeputetë kërkuan ndërprerjen e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE pas kësaj marrëveshje. 

Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë për agresionin që po bën në Ukrainë.

 
 
Ministri i jashtëm thotë se Serbia nuk i njeh referendumet në Ukrainë
Kryeministrja e Serbisë: Serbia nën presionin më të madh që nga viti 1999
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration