SHBA-ja dënon me burgim të përjetshëm kosovarin që iu bashkua ISIS-it
Rajoni dhe Politika

SHBA-ja dënon me burgim të përjetshëm kosovarin që iu bashkua ISIS-it

16.Jul.2023 13:38
0

Mirsad Kandiq, shtetas i Kosovës që jetonte në New York para se të udhëtonte drejt territorit të ISIS-it, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Federale e Qarkut në Brooklyn.

Më 2013, Kandiq nisi punën me Shtetin Islamik, duke ndihmuar në avancimin e kampanjës së xhihadit. Për katër vjet, ai mori pjesë në të paktën një betejë dhe operoi nga Siria, Turqia dhe Bosnja, kanë thënë prokurorët. Sipas akuzës, ai ka shpërndarë propagandë dhe ka kontrolluar rrjetin e llogarive pro-ISIS në Twitter.

Sipas prokurorëve, Kandiqi ka pasur rol kyç në rekrutimin dhe dërgimin e parave tek ushtarët e ISIS-it, shkruan NYT.

Vitin e shkuar, një gjykatë në Brooklyn e shpalli fajtor Kandiqin për konspiracion dhe përkrahje materiale për ISIS-in. Të premten ai u dënua me burgim të përjetshëm.

Para se të jepej verdikti, Kandiqi u shpreh se “nuk është person i dhunshëm dhe s’e nuk e ka lënduar askënd”. “Kërkoj falje”, u shpreh ai.

Kandiqi, shtetas i Kosovës dhe banor me leje qëndrimi të përhershme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte një nga mijëra të radikalizuarit nga shumë shtete, që udhëtuan drejt Lindjes së Mesme për t’iu bashkuar grupit terrorist.

Vuçiq: Pse fusni shqiptarët në qeverin e Malit të Zi
Si ndikon moti i nxehtë në trup dhe kush rrezikohet më së shumti?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration