Raporti i Këshillit të Evropës : Serbia ndër vendet me numrin më të lartë të kërcënimeve ndaj gazetarëve
Rajoni dhe Politika

Raporti i Këshillit të Evropës : Serbia ndër vendet me numrin më të lartë të kërcënimeve ndaj gazetarëve

29.Mar.2023 14:59
0

Degradimi i lirisë së medias ka vazhduar në të gjithë Evropën edhe gjatë vitit 2022, ku të paktën 12 gazetarë u vranë në krye të detyrës.

Kështu të paktën ka konkluduar një raport i Këshillit të Evropës, i cili ka bërë të ditur se deri në fund të vitit 2022 janë arrestuar 127 gazetarë, 60 për qind më shumë se një vit më parë. Arrestimet më të mëdha të gazetarëve, sipas raportit të Këshillit të Evropës, kanë ndodhur në Turqi, Bjellorusi, Rusi dhe në territoret të okupuara të Ukrainës.

Por, çfarë thotë Raporti për Rajonin?

 

Serbia, ka bërë të ditur më tej raporti, është një nga vendet ku gazetarët dhe mediat po paditen gjithnjë e më shumë për shpifje.

“Gjithnjë e më shumë, kërcënimet ligjore kundër gazetarëve po nxiten nga politikanët, përfshirë ata që janë aktualisht në qeveri. Në Serbi, Dijana Hrkaloviç, një ish-sekretare shtetërore në Ministrinë e Brendshme, e cila aktualisht është në gjyq për gjoja ndikim në një komplot, ka ngritur një padi për shpifje kundër Rrjetit të Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit (KRIK) dhe redaktorit të tij Stevan Dojcinoviç”, thuhet në raport.

Këshilli i Evropës ka raportuar për të paktën 20 raste në Evropë, ku gazetarët u frikësuan me padi në gjykatë.

Në Bosnje e Hercegovinë në anën tjetër, thotë raporti, autoritetet kanë përdorur truke të ndryshme për të kontrolluar median publike, veçanërisht në kohën e zgjedhjeve, duke emëruar në borde njerëz partiak e duke dobësuar qëndrueshmërinë financiare të transmetuesit publik.

Shërbimi publik i Bosnjës, BHRT, u përmend për problemet me abonimet dhe borxhet në rritje, ndërsa Serbia u rendit së bashku me Hungarinë dhe Maltën si një vend ku shërbimi publik raporton në mënyrë të njëanshme në favor të partisë në pushtet.

“Qeveritë janë përpjekur t’i kthejnë mediat publike dhe private në armë propagande, duke krijuar kushte armiqësore ekonomike dhe politike për mediat e pavarura dhe duke kufizuar lirinë e shprehjes, shpesh nën maskën e mbrojtjes së sigurisë së rrjetit dhe luftimit të gjuhës së urrejtjes, terrorizmit ose ‘lajmeve të rreme’”, thuhet në raport.

Më tej raporti ka bërë të ditur se që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, të paktën dymbëdhjetë gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë dhe 21 janë plagosur gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale.

“Raportimi për luftën ka qenë sfidues për shkak të granatimeve pa dallim, sulmeve të synuara në infrastrukturën e transmetimit dhe komunikimit, ndërprerjeve të shpeshta dhe të zgjatura të energjisë dhe tentativave për arrestime të gazetarëve në zonat e pushtuara nga Rusia”, thuhet në raport.

Pavarësisht se Rusia nuk është më anëtare e Këshillit të Evropës, organizatat partnere deklaruan se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën e lirisë së medias dhe sulmet ndaj gazetarëve në Rusi.

Raporti kujton se autoritetet ruse kanë vendosur censurë totale në raportimin e luftës dhe se devijimi nga diskursi zyrtar është një vepër penale për të cilën gazetarët përballen me 15 vjet burg.

Ambasadori Hill: Shkëmbimi i territoreve s’është në agjendë
Hill nga Vraja: Ndoshta është herët për të thënë, por shpresoj se Marrëveshja e Ohrit do të shënohet në histori
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration