Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi të përfshihet si pjesë e anëtarësimit në BE
Rajoni dhe Politika

Rama: Marrëveshja Kosovë-Serbi të përfshihet si pjesë e anëtarësimit në BE

19.Mar.2024 10:02
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar të hënën mbrëma, duke kërkuar zbatimin e Marrëveshjes për Normalizim dhe Aneksin e saj ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e konsideruar këtë shumë të rëndësishme për rajonin. Ky reagim i Ramës vjen vetëm tri ditë para takimit të Këshillit Evropian që mbahet më 21 mars.

 

“Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është me rëndësi të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Rama në platformën sociale X.

Nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme, por për të siguruar progres, sipas Ramës, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.

“Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja në lidhje me këtë çelës strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben vetë sigurisë së Evropës”, ka shkruar kryeministri shqiptar.

Propozohet zgjerimi i kapaciteteve për fëmijët shqiptar në Entin Parashkollor "Gëzimi ynë" në Bujanoc
Instituti Republikan i Statistikave: Çmimi mesatar i banesave në Bujanoc rreth 400 euro për m2
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration