Nga 1 korriku Hapet tregu i punës në Ballkanin e Hapur
Ministri i Punës në Serbi, Nikola Selakoviç ka deklaruar se kjo e shtunë nis që të funksionojë tregu i hapur i punës mes shteteve pjese e Ballkanit të Hapur Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Ballkani i hapur do t’u mundësojë vendeve tona integrimin e tregut ekonomik, si dhe lëvizjen më të lehtë të fuqisë punëtore, mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Qarkullimi i fuqisë punëtore është shumë i rëndësishëm për Serbinë”.
Punëkërkuesit do të marrin tani leje pune sipas procedurave më të thjeshtuara.
“Kjo do të mundësojë rritjen e investimeve të reja të huaja në këto tre shtete. Ne do të thyejmë barrierat për vendosjen e përbashkët të mallrave në tregun e madh evropian. Këtë vit do të kemi panairin e dytë të verës. Të gjithë këto janë shembuj të mirë të praktikës së veprimit të përbashkët që duhet të ndjekim në të gjitha fushat e ekonomisë”.
Ndërkaq në autostradat e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ballkanit të Hapur ka nisur nga funksionimi sistemi i ri për pagesën elektronike të rrugës nga drejtuesit e automjeteve.
Gjithsesi korniza institucionale e nismës Ballkani i Hapur siç është sekretariati ende nuk është krijuar.
Mediat serbe citojnë Kryeministrin Rama se Ballkani i Hapur e ka kryer misionin për të cilin lindi për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit./klanmak/