Nën gaz lotsjellës, kryetarët hynë në zyrat në veri (video)
Policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë disa qytetarë serbë që u mblodhën para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, në përpjekje për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në zyrat e tyre.
Përkundër përleshjeve, kryetarët u vendosën në zyrat e tyre, konfirmoi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.
Shtetet e Bashkuara i dënuan veprimet e autoriteteve të Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veri, ndërsa Serbia ngriti gatishmërinë luftarake të ushtrisë së saj./REL/