MPJD: Konfirmohet se personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi
Rajoni dhe Politika

MPJD: Konfirmohet se personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi

22.Jul.2024 22:04
0

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se është konfirmuar se shtetasi i Kosovës, Faton Hajrizi, është personi që është vrarë nga autoritetet e Serbisë më 19 korrik.

Përmes një njoftimi për media, MPJD tha se autoritetet serbe më 22 korrik kanë dërguar tek autoritetet e Kosovës shenjat e gishtërinjve të një personi dhe se të njëjtat shenja, së bashku me shenjat e gishtërinjve të Hajrizit, janë dërguar për ekzaminim në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

“Pas krahasimit, Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor - ILECU e Policisë së Kosovës, ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi”, u tha në njoftim.

 

Hajrizi, i arratisur nga një burg në Kosovë, sipas autoriteteve serbe vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Pasi më 19 korrik, Serbia pretendoi se Hajrizi u vra, autoritetet kosovare kërkuan që të konfirmohet identiteti i personit të vrarë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se dorasi i dyshuar i policit u vra në vendin e quajtur Banja Kovilaça, pasi autoritetet serbe kishin qenë në kërkim të tij që nga vrasja e policit.

Sipas tij, ai ishte fshehur buzë lumit Drina, duke kërkuar një mënyrë për ta kaluar atë.

Serbia ka kërkuar që Gjermania të ekstradojë vëllain e Fatonit, Artanin, pasi në vendin e ngjarjes, u gjetën dokumente në emër të tij.

Vrasje, grabitje e shumë arratisje - Kush ishte Faton Hajrizi?

Hajrizi dyshohet se kishte udhëtuar nëpër Serbi me dokumentet e vëllait të tij, Artani është paraqitur para autoriteteve në Gjermani - ku dhe jeton- dhe ka thënë se i vëllai, Fatoni ia kishte vjedhur pasaportën gjatë kësaj jave në Gjermani. Megjithatë, nuk është konfirmuar nëse Fatoni ka qenë në Gjermani.

 

 
LPD, PD dhe PVD rekomandim për "Frontin për Ndyshim": Reflektoni për qeverisjen në Bujnoc
Vdes diplomati dhe miku i paharrueshëm i Luginës së Preshevës, Jeff Bieley
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration