Meta do të aktivizojë automatikisht enkriptimin fundor për të gjithë përdoruesit e Messenger nga fundi i vitit
Meta planifikon të lançojë enkriptimin fundor në aplikacionin Messenger nga fundi i vitit konfirmoi kompania përmes një postimi në blog.
“Duke filluar nga dita e sotme, bisedat e miliona njerëzve në Messenger do të kalojnë në standarde më të fuqishme enkriptimi si pjesë e testimeve tona për implementimin e enkriptimit fundor E2EE,” tha kompania.
“Jemi brenda planeve për lançimin e E2EE për bisedat 1 me 1 në Messenger drejt fundit të vitit.”
Presioni mbi platformat e medias sociale për implementimin e enkriptimit është shtuar vitet e fundit. Megjithatë disa grupe kundërshtuan aktivizimin e enkriptimit fundor duke thënë se krijon pengesa për agjencitë ligjzbatuese për të parandaluar aktivitetin kriminal.
Përdoruesit e Messenger kishin mundësi të aktivizonin enkriptimin fundor që prej Janar 2022 por Meta së fundi filloi testimin e aktivizimit automatik të tij. /PCWorld Albanian