Kosova ka 1.586.659 banorë rezidentë
Rajoni dhe Politika

Kosova ka 1.586.659 banorë rezidentë

13.Jul.2024 07:21
0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).

Drejtori ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, në konferencën që u mbajt sot deklaroi se regjistrimi ka qenë gjashtë javë, por që ishte shtyrë edhe për një javë, duke shtuar se procesi i regjistrimit ka qenë në mënyrë digjitale. 

Kastrati po ashtu njoftoi se regjistrimi i diasporës po vazhdon, derisa bëri thirrje për regjistrim. 

“Të dhënat paraprake publikohen disa muaj pas regjistrimit të popullsisë, ne jemi shumë shpejt me këto të dhëna. Rezultatet përfundimtare do t’i shpallim në fund të vitit. Numri i popullsisë i regjistruar në Kosovë, ku nuk përfshihet diaspora është 1,586,659 banorë rezidentë. 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra”, tha ai. 

Tutje, ai tha se nga gjithsej 38 komuna të Kosovës, nëntë prej tyre kishin rritje të popullsisë, ndërkaq në 29 tjera ka pasur rënie. Komunat ku ka pasur rritje janë: Fushë Kosovë, Partesh, Shtërpcë, Graçanicë, Kllokat, Prishtinë, Obiliq, Mamush dhe Ferizaj.

Kastrati gjithashtu theksoi se komunat veriore kanë bojkotuar votimin.

NATO shpreh shqetësim: Situata e sigurisë në Kosovë nuk është stabilizuar, ka mundësi për përkeqësim
Vritet atentatori i Donald Trump, të paktën 1 i vdekur mes pjesëmarrësve në miting (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration