Kontrolle në kafiteritë e Preshevës
Rreth dhjetë policë nga stacioni policor në Preshevë në mbrëmjen e së premtes kanë kryer kontrolle në disa kafiteri të këtij qyteti të Luginës.
Siç njofton “Kjo është Presheva Jonë!” aksioni ka zgjatur rreth një orë duke filluar nga ora 22:30 deri në 23:30 minuta, me ç’rast gjatë kohës së kontrolleve hyrje-daljet nga këto lokale ishin të bllokuara.
Kontrolli përfshinte identifikimin përmes letërnjoftimit të personave që gjendeshin në lokale, ndërsa një numër i madh prej të rinjve nuk kishin me vete këtë dokument identifikimi.
Aksioni thuhet të ketë përfunduar i qetë dhe pa arrestime me sugjerimin që letërnjoftimi të mbahet me vete, përderisa nuk janë gjetë as lëndë narkotike, që dyshohet se ishte edhe njëri prej qëllimeve të këtij kontrolli./Titulli.com/