Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e Shtabit të Ushtrisë së Serbisë
Rajoni dhe Politika

Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e Shtabit të Ushtrisë së Serbisë

25.Oct.2022 07:10
0

Komandanti i misionit të KFOR-it të drejtuar nga NATO-ja, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, takua sot me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsilovic, në Beograd.

KFOR-i përmes një komunikate ka njoftuar se ata diskutuan situatën e sigurisë dhe nënvizuan rëndësinë e vazhdimit bashkëpunim në dobi të stabilitetit rajonal, transmeton Zeri.info.

Ata folën edhe për stërvitjen rutinë në Serbi të quajtur “Manovra 2022” të organizuar nga Forcat e Armatosura të Serbisë. Edicioni i këtij viti i këtij ushtrimi do të zgjat deri me 6 nëntor. 

 

“Gjeneralmajor Ristuccia theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it ndaj të zbatimit të mandatit të tij – bazuar në rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizje për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Ai shtoi se KFOR-i vazhdon të ofrojë kornizën e nevojshme të sigurisë dhe mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për të ecur përpara.

Presidentja Osmani takon përfaqësues politik dhe institucional në Luginë të Preshevës
Ischinger: Modeli gjermano-gjerman funksionon për Kosovën dhe Serbinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration