KFOR: Rreth 25 ushtarë të plagosur në veri të Kosovës (video) Ushtarë të plagosur të KFOR-it dërgohen për kujdes mjekësor, foto nga Zveqani më 29 maj 2023.
Rajoni dhe Politika

KFOR: Rreth 25 ushtarë të plagosur në veri të Kosovës (video)

29.May.2023 20:36
0

Të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjeve me qytetarët serbë në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës, bëri të ditur misioni përmes një njoftimi për media.

“Duke iu kundërvënë turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse”, thuhet në njoftim.

Sipas KFOR-it, ushtarët janë trajtuar me kohë nga njësitë mjekësore dhe aktualisht janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.

Ata bënë të ditur se pasditen e së hënës, njësitet e KFOR-it janë dërguar në 4 komunat e veriut të Kosovës "për të frenuar demonstratat e dhunshme të ndodhura pasi kryetarët e sapozgjedhur ditëve të fundit tentuan të marrin detyrën".

Nga KFOR-i thanë se komandanti i misionit, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, personalisht po e përcjell zhvillimin e situatës.

“Ai theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.

Edhe Aleanca Ushtarake e NATO-s dënoi sulmet kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës.

Përmes një deklarate, Aleanca tha se “sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme”.

“Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që nxisin më tej tensionet dhe të angazhohen në dialog”, tha Aleanca përmes një postimi në ueb-faqen zyrtare.

Në këtë postim u nënvizua se KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe se “do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”.

Disa pjesëtarë të lënduar të KFOR-it janë parë në rrugë të Zveçanit pas intervenimit për t’i shpërndarë protestuesit serbë në Zveçan.

 

Misioni ndërhyri pasi paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndaheshin, por ata nuk u bindën.

Gaz lotsjellës, zjarr dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që dëgjohen edhe sirena dhe shpërthime.

"Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi - në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë", ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

 

Tensionet u rindezën në komunat veriore të Kosovës pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit - të gjithë shqiptarë - u kundërshtuan nga serbët lokalë.

Më 26 maj, pesë policë u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë të cilët hodhën gurë në drejtim të tyre. Policia u kundërpërgjigj me shok-bomba dhe me gaz lotsjellës.

Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, të banuara me shumicë serbe, ishin nga Lista Serbe. Por, ata u dorëhoqën në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.

Zgjedhjet e 23 prillit u bojkotuan nga Lista Serbe dhe nga popullata shumicë serbe në veri, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

Konkurs për ndarjen e mjeteve stimuluese për prodhuesit bujqësorë në territorin e komunës së Bujanocit (aplikacioni)
Arifi takon në Bujanoc ambasadorin e Shqipërisë, Ilir Boçka
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration