Intervistë: Luginës i duhen investitorë, jo manipulues politik
Partia Liberale Demokratike e Çedomir Jovanoviqit, për herë të parë po merrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 6 majit me një kandidatë shqiptarë nga Lugina.
Kjo parti ka shpallur edhe liderin e vet kandidat i mundshëm për kryetar të Serbisë. Kujtim Sadriu nga Presheva, është deputeti mundshëm nga Lugina që do ta përfaqësojë interesin shqiptar të këtijë rajoni në Paralamentin e Serbisë. Në një intervistë për Titullin Sadriu ka folur bindshëm se PLD do të përmirësojë gjendjen ekonomike duke tërhequr investitorë të huaj dhe duke ju garantuar punësim.
Sipas tij, Koalicioni Shqiptarë në vitin 2008 nuk ka marrë 13 mijë vota, por votat dhe 2000 nënshkrime ja ka mundësuar Partia Liberale Demokratike dhe Riza Halimi ka gëzuar postin e deputetit me votat e të tjerëve. Ndërsa tani deputeti neve na quan tradhëtar, jo pse unë po e rrezikojë popullin, por po ja rrezikoj karrigën, ai bën të bashkpunojë me të gjith ndërsa ne nuk bënë. Ai deklaroi se PLD kërkon ndërrim të kushtetutës dhe të drejtat tona të garantohen me kushtetutë sikurse i kanë serbët në Kosovë, dhe të jemi të barabartë në të gjitha sferat e jetës. Po ashtu Partia Liberale Dëmokratike me ardhjen në pushtet do ta bëj decentralizimin e plotë.
Fillimisht na tregoni se cila është gjendja e pozitës shqiptare në Luginë?
SADRIU: Gjendja e pozitës Shqiptare ne Luginë të Preshevës është e mjerushme, pikërisht si në aspektin politik ashtu edhe në ate ekonomik, dua të them se profesioni im nuk është politika por politika na u imponua nga politikanët tanë duke mos bërë asgjë në ato të lartpermenduarat.
Përse jeni inkudaruar në Partinë Liberale Demokratike të Çedomir Jovanoviqit?
SADRIU: Duke parë se si politikanë tanë thirren në qështjen më madhore të kombit shqiptarë dhe në anën tjetrë bashkpunojnë me liderët serbët më famkeq siq është Ivica Daqiq, Milan Markoviq e dreaa të mallkum, pse ne mos të bashkpunojm me Çedomir Jovanoviqin kur ai rrezikon më të dashurit, familjen e vetë për neve shqiptarët. Kam përcjellë hapjen e fushatës parazgjedhore ku gjitha subjektet kanë pasur muzikë patriotike, ku njëri prej tyre këndonde Shkurte Fajza këngën e Adem Jasharit “Mora fjalë”, nuk ka nevojë të krenohen në vepra të huaja, por duhet të krenohen në veprat e veta politikanët tanë, ne e kemi shembull Hasan Prishtinën ai ka shitur gjithë pasurinë për atdhe ndërsa liderët tanë nuk di që kan shitur asgjë por për kundrazi vetem se janë pasuruar ku as 10 euro prej gjepit nuk e kanë hargjuar për kët popull. E dyta duke thënë se po hapim konkurse për punësim në organe shtetërore ku mund të punësohen qytetarë dhe në anë tjetër punsojnë familjarët dhe besa me këtë manipulim dalin edhe në media kinse po punojnë për pupull a në fakt manipulojnë me popull, hapet konkursi për 20 vende dhe konkurojnë 600 shumica prej tyre janë në gjendje të mjerushme dhe prisin një ditë më të mirë dhe rrinë me shpresë se do të punsohen a ndërsa politikanë vëtëm se i kanë punsuar njerëzit e vetë. Çka është ma me rëndësi hyn edhe në borgje duke i huazuar parat nga ndonjë i afërt për regullimin e dukumenteve. Ku më pastaj ju krijon edhe problem që nuk mud tjua kthejnë borgjet marra. E treta, Xhejms Berisha rrezikoi jetën me aeroplan duke lobuar nëpër botë për njohjen e Kosovës pse ne që të mos lobojmë në shtetin ku jetojmë ku edhe kemi njeriun për zgjedhjen e këti problemi Çedomir Jovanoviqin ku të cilit ja kërcnojnë familjen për shkak se thotë realitetin ndaj shqiptarëve. Ne kemi borxh ndaj këtij njeriu se ai po rrezikon më të dashurit për ne dhe do e mos për hirë të kësaj duhet mbështetur. Dhe qka është ma me rëndësi kur kemi parë politikan me 22 vjet eksperiencë në politikë që janë thirrur si patriot të popullit shqiptarë në Luginë dhe ka bashkëpunuar me nacionalista serb, pse ne mos te bashkpunojme me serbin me real dhe më të mirë i cili mendon të mirën gjithë njerëzve shqiptarve, serbëve, romëve etj etj. Shoh se disa prej subjektev politke thonë se ne e kemi në shtyll edhe referendumin për ta ringjallë, ata si duket as nuk po janë të vetëdijshëm se qka flasin, kur e dim mirë se gjitha subjektet politike në STATUT e kanë se e pranojnë sovranitetin e Republikës së Serbis dhe nuk di se cfar ide kanë për ta bërë referendumin. Për ata referendumi është përrallë sikurse kësëlkuqja asgjë më tepër. Sikurse prindërit kur mashtrojn fëmiun për ta vu në gjum, ata e përdorion në fushatë parazgjedhore për të mashtur populin a marrë vota. Shpesh kanë akuzuar Beogradin se nuk po e zbaton marrëveshjen e Konçulit duhet ti thuhet popullit se nuk ka pasë marrëveshje por vetëm deklaratë për demilitarizim dhe aty është e cekur vetëm policia multietnike e asgjë tjetër nuk kishte pasur. Ku nuk e ka nënshkruar askush nga serbët, por vetëm shqiptarët dhe komandanti i KFOR-it. Andaj duhet thënë STOP mashtrimeve dhe manipulimeve.
Në zgjedhjet parlamentare të 6 majit jeni kandidat i mundshëm nga Lugina për depuetet në Parlamentin e Serbisë, gjithashtu në keto zgjedhje merrë pjesë edhe Koalicioni i Shqiptarve të Luginës së Presheves, përse shqiptarët e ketij rajoni duhet të ju përkrahin juve?
SADRIU: Unë së pari kisha për t’iu thënë se nuk mund të quhet koalicion shqiptarë por koalicioni multietnik dhe koalicion interesi, për arsyje se këta nuk kan pasur mbështetje nga populli shqiptarë për nënshkrime, por këtyre ja ndimuan edhe boshnjakët, bullgarët, pastaj doli se i kanë mbështetur edhe partia e URS e Mlagjan Dinkiq dhe ajo e Ivica Daqiqit, ku gjatë grumbullimit të nëshkrimeve ka kontribuar edhe veterani I luftës në Kurshumli Dejan Milosheviqi I cili ka të përlyer duartë me gjakë nga luftat e ish Jugosllavisë dhe në Kosovë. Përse duhet të na përkrahin neve, sepse Partia Liberale Demokratike njeh shtetin më të ri të Kosovës dhe është forca e së drejtës e cila garanton liri, barazi për të gjithë njerëzit dhe duke mos lënë hapsirë urretjes, diskriminit por duke mundësuar tolerancë dhe mirëkuptim ndëretnik dhe fetarë. Ku Serbia edhe Kosova së bashku të inkuadrohen sa më shpejt në familjen e madhe Evropiane.
Nëse shqiptarët e Luginës ju votojnë për deputet në parlamentin e Serbisë, atëhere çfarë do të bëjë Kujtim Sadriu për të përmirësuar pozitën e shqiptarve këtu?
SADRIU: Së pari do të mundohem të përmirësojë gjendjen ekonomike duke tërhequr investitorë të huaj dhe duke ju garantuar punësim mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për qytetarët e Luginës së Preshevës. Ndërsa me hapjen e vendeve të punës mandej do të kërkoj kthimin e azil kërkuesve ekonomik, por po e them edhe një herë sëpari dua tu garantojë punë e më pastaj kthimin. Shoh se disa subjekte politike e kanë primare simbolin kombëtar, edhe ajo duhet bërë, por nëse ne nuk ju garantojm punë qytetarëve atë do të shpërngulen dhe se flamuri pa njerzë do të mbetet si një oazë në shkretirë.
A ka PLD program për zgjidhjen e problemeve në Luginë?
SADRIU: Partia Liberale Demokratike jo vetëm për Luginën e Preshevës por për të gjitha pakicat në Serbi ka program, së pari PLD kërkon ndërrim të kushtetutës dhe të drejtat tona të garantohen me kushtetutë sikurse i kanë serbët në Kosovë, dhe të jemi të barabartë në të gjitha sferat e jetës, po ashtu Partia Liberale Dëmokratike me ardhjen në pushtet do ta bëj decentralizimin e plotë. Dua të ceki vetëm një qka është pak më e veqant në programin NDRYSHIM të PLD-së, thotë: “NDRYSHIM nënkupton nxjerrja e njerzëve nga burgjet të cilët i ka futur politika. Besoj se kjo është një gjë me rendësi për ne shqiptarëte Luginës së Preshevës. Dhe se investitorët e huaj të lirohen nga tatimet.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008 Koalicioni i shqiptarëve të Luginës ka marre afro 13 mije vota, sa vota i duhen kandidatit te PLD nga Lugina për ta përfaqësuar interesin shqiptar në parlament?
SADRIU: Koalicioni Shqiptarë në vitin 2008 nuk ka marrë 13 mijë vota, por votat dhe 2000 nënshkrime ja ka mundësuar Partia Liberale Demokratike dhe Riza Halimi ka gëzuar postin e deputetit me votat e të tjerëve. Ndërsa tani deputeti neve na quan tradhëtar, jo pse un po e rrezikojë popullin, por po ja rrezikoj karrigën ai bën të bashkpunojë me të gjith ndërsa ne nuk bënë. Sa vota më duhen, Po çka të them, mua më duhen një numër i madh votash por mbetem me shpresë se qytetarët e Luginës do të me japin një mbështetje mua dhe frymës së re liberale dhe demokratike dhe duke ju thënë stop manipuluesve, stop pritjeve ne bëmë 22 vite pritje, të punojmë dhe të sakrifikojm për brezat e ardhshëm.
A ka përmbushur premtimet e vitit 2008 Koalicioni i Shqiptarve të Luginës?
SADRIU: Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës as 0,001 përqindë nuk ka përmbushur premtimet, Koalicioni shqiptar për 4 vite në pushtet ka mbushur gjepat me mbi 1 milion euro.
Nëse rezultati shkon në favorin tuaj, cilat janë hapat e parë që do të ndërmarrë PLD pas 6 majit?
SADRIU: Në radhë të parë do të kërkojë shuarjen e trupit koordinues dhe reformimin e këshillit nacional se këto nuk janë krijuar për zgjedhjen e problemeve të shqiptarëve por janë krijuar për interesa personale dhe partiake e asgjë tjetër. Unë kam qenë vëtëm 10 vjeq kur na u kan marrë të drejtat tona në vitin 1988 të cilat kan qenë të garantuara me kushtetutën e ish RSFJ. Me shkurjen time në Beograd, në atë sallë ku filloi diskrimini i të drejtave tona pikërisht në atë sallë me zërin tim do të filloi realizimi dhe kthimi i drejtave tona. Këtë jo që po e them unë por këtë e ka potencuar edhe kryetari Çedomir Jovanoviq. Dhe dua t’ua kujtojë qytetarëve se zëri im nuk është i vetëm por zërin tim do ta mbështesin edhe deputetët e PLD-së dhe se zgjedha e problemeve të shqiptarëve zgjidhet përmes qeverisë e jo trupeve koordinuese e manipuluese. Për fund ftojë gjithë qytetarët të rrethojnë numrin 4 Cedomir Jovanovic “PREOKRET” ku edhe unë gjindem në këtë listë./Titulli.com/