Intel do të shpenzojë 33 miliardë dollarë në Gjermani për zgjerimin historik
Intel do të investojë më shumë se 30 miliardë euro në Gjermani si pjesë e shtytjes së saj të zgjerimit në Evropë.
Kështu ka bërë me dije kompania amerikane, duke shënuar investimin më të madh nga një kompani e huaj në ekonominë më të lartë të Evropës.
Sipas një burimi të “Reuters”, marrëveshja për të ndërtuar dy objekte të avancuara gjysmëpërçuese në qytetin lindor të Magdeburg-ut përfshin 10 miliardë euro subvencione gjermane.
Shefi ekzekutiv i Intel-it, Pat Gelsinger, ka treguar se ishte mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për “përmbushjen e vizionit të një industrie gjysmëpërçuese të gjallë, të qëndrueshme dhe të avancuar në Gjermani dhe BE”
Nën Gelsinger, Intel ka investuar miliarda në ndërtimin e fabrikave në tre kontinente për të rikthyer dominimin e saj në prodhimin e çipave dhe për të konkurruar më mirë me rivalët AMD, Nvidia dhe Samsung.
Sakaq, marrëveshja në Gjermani do të ishte investimi i tretë i madh i Intel-it në katër ditë.
Kompania ka zbuluar planet për një fabrikë çipi prej 4.6 miliardë dollarësh në një tjetër anëtare të Bashkimit Evropian.
Në nivel global, prodhimi i gjysmëpërçuesve pritet të bëhet një industri trilionë dollarëshe deri në vitin 2030, duke u zgjeruar nga 600 miliardë dollarë në vitin 2021.
Si SHBA-të ashtu edhe Evropa po përpiqen të joshin lojtarë të mëdhenj industrialë nëpërmjet një përzierje të subvencioneve shtetërore dhe legjislacionit të favorshëm, me Gjermaninë të shqetësuar për humbjen e apelit si një vend për të investuar.
Qeveria në Berlin po investon miliarda euro në subvencione për të joshur kompanitë e teknologjisë, mes alarmit në rritje për brishtësinë e zinxhirit të furnizimit dhe varësisë nga Koreja e Jugut dhe Tajvani për çipa.
“Marrëveshja e sotme është një hap i rëndësishëm për Gjermaninë si një vend prodhimi i teknologjisë së lartë – dhe për qëndrueshmërinë”, ka thënë kancelari Olaf Scholz.
“Me këtë investim, po arrijmë teknologjikisht me më të mirët në botë dhe po zgjerojmë kapacitetet për zhvillimin e ekosistemit dhe prodhimin e mikroçipëve”, ka shtuar ai.