Zoran Stankoviq uron festën e Kurban Bajramit shqiptarëve të Luginës
Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, të gjithëve besimtarëve të fesë islame ua uron Kurban Bajramin, me dëshirë që ta kalojnë në paqë, dashuri, harmoni dhe që kjo festë t`ju sjellë lumturi dhe gëzim familjar.„Gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të besimit islam, u dëshiroj që në rrethin familjar dhe të miqëve ta festoni festën tuaj të madhe – Kurban Bajramin”, theksoi Stankoviq.
Kryetari i Trupit Koordinues ka theksuar se Festa e Kurban Bajramit sjell porosi të paqës dhe miqësisë, ndërsa sipas traditës kjo festë bashkon njerëzit e besimeve të ndryshme.
„Bajrami përsëri na kujton që ta zgjërojmë rrespektin, harmoninë dhe tolerancën e ndërsjelltë”, tha Stankoviq./Titulli.com/