"Zëri i Luginës" pjesëmarrës në festivalin mbarëkombëtar në Tuz të Malit të Zi (foto)
Lokale

"Zëri i Luginës" pjesëmarrës në festivalin mbarëkombëtar në Tuz të Malit të Zi (foto)

22.Aug.2017 10:10
0
Në qytetin e Tuzit me shfaqjen e programit artistik në Vitojë, buzë liqenit të Shkodrës u mbajtë edicioni i pestë i Festivalit Mbarëkombëtar "Rapsha 2017" Malësi e Madhe në të cilën mori pjesë edhe SHKA "Zëri i Luginës" në Bujanoc.

Anëtarët e grupit folklorik nga Bujanoci prezantuan valle me motive nga Lugina e Preshevës dhe festivali kishte karakter garues.

Juria e drejtuar nga studiuesi Zymer Neziri shpalli tri vendet e para Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova” vendi i parë, Grupit polifonik “Lunxheria” vendi i dytë dhe Ansamblit Arbëresh "Shkëmbi e Shkëndija" Kalabri vëndin e tretë.

Profesor Zymberi duke shpallur edhe rezultatet individuale përmendi se juria u përballë me vështirësi për shkak konkurrencës së madhe të grupeve pjesëmarrëse, që demonstruan një nivel të lartë loje në skenën e këtij festivali që ua kalon manifestimeve të tilla edhe në qendrat më të mëdha shqiptare.

Ky manifestim impozant kulturor mbarëkombëtar u përcoll prej mbi tre mijë spektatorë në të cilën  morën pjesë 24 grupe artistike me mbi 700 anëtarë nga të gjitha trojet shqiptare si dhe nga radhët e arbëreshëve të Kalabrisë dhe shqiptarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Titulli.com/

Universiteti i Tiranës shpallë kuotat për studentë e Luginës së Preshevës
Mustafa: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja zgjidhje për zhbllokim politik në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration