"Zëri i Luginës" i gatshëm t'i shërbej shoqërisë vendore, buxheti nga komuna jo i drejtë
Burhan Limani drejtor artistik i Shoqërisë kulturoro-artistike "Zëri I Luginës" në Bujanoc, thotë se është i kënaqur me aktivitetet që kanë realizuar gjatë këtij viti mirëpo buxheti po ndahet jo në mënyrë të drejtë nga qeverisja lokale.Ai në një bisedë për Titulli.com theksoi se kanë pasur shumë ftesa nëpër festivale të ndryshme prej të cilëve nuk mundëm të marrin pjesë në të gjithë.
“Në Bujanoc dhe Preshevë pak i kushtohet kulturës dhe artit dhe se duhet të ketë më shumë organizime vendore. Ne vetëm se jemi ekzekutues do të thotë duhet të ftohemi nga institucionet për pjesëmarrje sepse jemi gjithmonë të gatshëm ta japim kontributin tone si shoqëri”, deklaroi Limani.
Sipas tij edhe ndarja mjeteve financiare nga qeverisja lokale bëhet në mënyrë jo të drejtë.
”Nuk mund të kenë buxhet të njëjtë një shoqëri pa aktivitet ose me shumë pak aktivitete me atë shoqëri e cila nuk ka rreshtur me aktivitete dhe pjesëmarrje nëpër festival e organizime kulturore, andaj kisha dashur që të vlerësohen vlerat dhe kontributet në mënyrë të drejt”, u shpreh mes tjerash Burhan Limani./Titulli.com/