Valdet Sadiku nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës qëndroi në Bujanoc
Lokale

Valdet Sadiku nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës qëndroi në Bujanoc

13.Feb.2017 19:12
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Junuz Musliu, priti shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Musliu e njoftoi me çështjet që presin të zgjidhen duke vënë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip, sikur dhe çështjet me rëndësi të veçant për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. 

Valdet Sadiku theksoi se duhet veprohet konform rrjedhave rajonale dhe se vetëm forcimi i bashkëpunimit, mirëkuptimi i situatës politike mund të zgjidhë çështjet e pazgjidhura.

Vlen të theksohet se vizitat e zyrtarëve qeveritar dhe shkëmbimi më i madh ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve dhe adresimin e sfidave të ndryshme përmes dialogut./Tituli.com/

Komuna e Bujanocit i integron punëtorët e "Direkcionit për Ndërtim"
Pse Junuz Musliu po fsheh shpenzimet për 2015 në Këshillin Kombëtar Shqiptar?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration