TITULLI 5 vjet përpjekje për gazetari objektive në Luginë të Preshevës
Lokale

TITULLI 5 vjet përpjekje për gazetari objektive në Luginë të Preshevës

05.Jan.2017 11:59
0
Informimi shqip në Luginë të Preshevës vazhdon të mbetet një fushë e përkëmbur nga institucionet shtetërore dhe lokale gjithashtu përballet edhe me joprofesionalizëm si asnjëherë më parë nga mediat (webfaqet) e caktuara duke renditur interesin politik partiak para atij qytetarë.

Portali Informativ-TITULLI,  një medium privat shënon 5 vjetorin e themelimit dhe përpjekjeve për të ruajtur e avancuar interesin e përgjithshëm të pakicës shqiptare në Serbi duke u munduar në vazhdimësi të bëhet bartës kryesor i ndryshimeve pozitive në shoqëri.

Ky medium informon qytetarët shqiptarë për tema në fusha të ndryshme, pozitën e tyre brenda shtetit ku jetojnë si dhe angazhohet që interesi i komunitetit lokal të prezantohet drejt dhe pa ndikime politike.

Redaksia e TITULLI-t falë bashkëpunimeve me organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare kënaqshëm po lëvizë përpara në forcimin e medias së lirë e të pavarur dhe avancimin e kualitetit të informimit drejt zhvillimit të demokracisë.

Gjatë 5 viteve të funksionimit jemi përballur me sfida të ndryshme për sigurimin e financimit të projekteve që gjithmonë orientohen në interesin e përgjithshëm të pakicës shqiptare, probleme të sigurisë fizike e sulmeve kibernetike por kjo pengesë asnjëherë nuk e ka zbehur aktivitetin tonë.

Jemi në prag të proceseve të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian andaj Portali Informativ TITULLI në bashkëpunim me partnerët e tij planifikon që zëri shqiptarë të përfaqësohet në proceset e ndryshme integruese dhe zhvillimi të demokracisë.

TITULLI falënderon lexuesit për besueshmërinë e përkrahjen në orientimin e interesit të tyre në të mirën e përgjithshme duke ftuar njëkohësisht për bashkëpunim që të paraqesin çdo padrejtësi që i bëhet në jetën e jetën e tyre publike.

Saktësia dhe objektiviteti, shtyllat kryesore të mediumit tonë: Titulli.com

Ka ndërruar jetë Magjistër, Zeqirja Islami-Zekolli nga Bujanoci
Ljubisha menaxher i bankës në Bujanoc, "vodhi" klientët me mbi 150 mijë euro
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration