Syneti falas më 17 dhe 18 Gusht në Preshevë dhe Bujanoc
Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë realizon syneti falas për fëmijët në Preshevë dhe Bujanoc i cili do të kryhet nga specialist nga Turqia.Për të interesuarit në Preshevë do të kryhet më 17 Gusht në shtëpinë e shëndetit ndërsa për fëmijët nga komuna e Bujanocit më 18 Gusht në lokalet e Dr. Mejdi Zeqirit përballë xhamisë së qytetit.
BIPBM fton prindërit që kanë regjistruar fëmijët e tyre për syneti në kuadër të programit të organizuar të përgjigjen në kohë.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga komuna e Bursës në Turqi për bërjen synet të fëmijëve pa pagesë./Titulli.com/