Shoqata "Hasene" nga Gjermania shpërndan ndihma humanitare në Bujanoc dhe Preshevë
Shoqata Humanitare "HASENE" në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore "DITURIA" në Preshevë ka shpërndarë paketa humanitare në prag të muajit të bekuar të Ramazanit.Kjo shoqatë aktivitetin e vetë humanitarë e zhvillon në Keln të Gjermanisë, ndërsa paketat u shpërndan në fshatrat e komunës së Preshevës dhe Bujanocit.
Organizatorët shpëndanë 250 paketa humanitare që përmbanin gjërat e nevojshme ushqimore dhe detergjente me vlerë rreth 30 Euro.
Organizata "Dituia" ka falënderuar komunitetin turk nga Kelni të cilët u përkujdesën që këto ndihma të arrijnë te qytetarët e Luginës së Preshevës.