Shkaku i papunësisë, në Preshevë po bie numri i banorëve
Lokale

Shkaku i papunësisë, në Preshevë po bie numri i banorëve

11.Dec.2017 08:06
0
Në vitin 2003, atëherë kur edhe u bë regjistrimi i fundit i popullsisë së Preshevës, kjo komunë numëronte 13 mijë e 426 banorë.

Sipas të dhënave të mëparshme, Presheva kishte rritje të popullsisë ndër viteve, por ky trend tashmë ka ndryshuar.

Për qytetarët e Preshevës, shqetësimi më i madh është se ky vend një ditë do të boshatiset. E, shkaktar për këtë gjendje e konsiderojnë papunësinë.

Shpërnguljet po vërehen edhe në numrin e nxënësve. Ndihmësdrejtori në shkollën “Ibrahim Kelmendi”, Lulzim Mehmeti, e konfirmon këtë. Sipas tij, shkaktar i kësaj gjendjeje është keqqeverisja e papunësia.

Një situatë të tillë të shpërnguljeve po përcjell edhe komunat tjera në Luginë, si në Bujanoc e Medvegjë ku tashmë shqiptarët janë pakicë. /Tribuna

KDNJ: Vrasjet dhe zhdukjet enigmatike shqetësim për shqiptarët e Luginës
Pak fjalë për historinë, kulturën dhe shqiptarët në Medvegjë ndër shekuj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration