Shefat Isufi, kampioni evropian nga Tërnoci që e do edhe titullin botëror (FOTO+VIDEO)
Lokale

Shefat Isufi, kampioni evropian nga Tërnoci që e do edhe titullin botëror (FOTO+VIDEO)

16.Sep.2016 14:50
0
Boksi njihet si sporti ku shqiptarët e gjejnë veten më së miri. Kampionë të shumtë të këtij sporti luftarak kanë dalë në të kaluarën, e të tjerët vazhdojnë të korrin suksese edhe sot.

Njëri prej tyre është edhe shqiptari nga Tërnoci i Luginës, Shefat Isufi, i cili po bën karrierë në Gjermani. Ai është kampion Evrope në versionet IBF dhe WBA, por nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, shkruan Zëri.Isufi e ka nisur karrierën në moshën nëntë vjeçare në Tërnoc, vendin ku u lind. Në boksin amator zhvilloi shumë meçe, duke dominuar absolutisht në trojet shqiptare në kategorinë gjysmë të rëndë, deri 79 kilogramë.

Më pas, karrierën vendosi ta vazhdojë në Gjermani, ku tash e gjashtë vjet po i radhit sukseset një pas një.

 

“Me boks kam nisur të merrem që në moshën 9 vjeçare. Babai im ka përcjellë shumë boks dhe unë duke e përcjellë këtë sport së bashku me të, më ka lindur ideja të merrem me boks, duke nisur gjithçka me klubin Tërnoci. Në boksin amator kam zhvilluar afro 100 meçe, në Kosovë dhe Shqipëri. Pastaj dëshiroja të arrija suksese më të mëdha dhe fillova të boksoja në Gjermani. Atje jam shpallur kampion i Evropës në kategorinë gjysmë e të rëndë. Në kategorinë IBF jam shpallur kampion i Evropës në vitin 2015, kurse në WBA në vitin 2016”, tregon fillimisht për “Zërin” 26 vjeçari.

Ai zbulon se në boksin profesionist ka kaluar në vitin 2010 dhe se ka statistika impresionuese, duke i zhvilluar 26 meçe, prej tyre 22 fitore.

Shefati tregon ndër të tjera se meçin e ardhshëm do ta zhvillojë në muajin nëntor, duke u munduar ta mbrojë titullin WBA. Ai do të kthehet nesër në Gjermani, ku do t’i zhvillojë përgatitjet për këtë meç të rëndësishëm.

“Është më e vështirë ta mbrosh titullin sesa ta fitosh për herë të parë. Prandaj, më duhet të përgatitem sa më mirë për këtë meç, edhe pse ende nuk është vendosur se cili është kundërshtari”, nënvizoi boksieri që jeton në Munchen të Gjermanisë qe gjashtë vjet.

Image

Dua të fitoj titull në trojet shqiptare

Isufi e ka një dëshirë të kamotshme. Përpos që dëshiron të boksojë me ngjyrat e flamurit kuq e zi, ai synon që shqiptarët t’i gëzojë me një titull të rëndësishëm në trojet shqiptare.

“Dëshira ime më e madhe është të boksoj për flamurin kuq e zi. Deri tash kishte disa probleme, por besoj se së shpejti do të paraqitem në ring me  flamurin kuq e zi, që t’i mbroj ngjyrat e vendit tim. Kam dëshirë që ta mbroj titullin në ndonjë vend në trojet shqiptare, kudo qoftë ai”, thotë Isufi, i cili i ka idetë e qarta sa i përket së ardhmes.

Image

“Unë jam i kënaqur me ato që kam arritur deri tash, por do të vazhdoj edhe më tutje. Dua të bëhem shqiptari i parë kampion bote në boks”, shprehet Shefati, i cili i falënderon krejt shqiptarët për mbështetjen e pa rezervë, duke mos e lënë asnjëherë anash.

Inspirim i Isufit ka qenë Roy Jones, të cilin e ndjek edhe tash. Ai mundohet ta ndjek stilin e boksierit të njohur, derisa tregon se arma më e fortë e Shefatit është goditja e ‘frikshme’ me të djathtën.

Image

Isufi është i teti në botë në ranglistën e versionit WBA, ndërsa është i pari në ranglistën e Evropës për IBF. Menaxher i tij është Musa Ramadani, kurse trajner, Horst Filip. /Zëri/

SH.K.A "Zëri i Luginës" prezantoi vallen e karadakut në festivalin e Bullgarisë (video)
Faton Xhemaili nga Bilaçi, zyrtarisht në ekipin gjerman të futbollit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration