Sesione informuese për sipërmarrësit në Bujanoc më 22 Qershor
"EU Pro" paraqet një ftesë për dhënien e granteve për sipërmarrësit, mikro dhe ndërmarrjet e vogla në Pirot, Çaçak, Valjevë dhe Bujanoc.Për shkak të interesimit të madh programi “EU Pro” do të mbajë sesione publike informative shtesë për të mbështetur sipërmarrësit , sipërmarrëset, mikro dhe ndërmarrjet e vogla, shkruan Titulli.com.
Sesioni informativ në Bujanoc do të mabhet më 22 Qershor ndërsa Bashkimi Evropian për këtë program ka ndarë 4.5 milion për rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë lokale të Serbisë.
Thirrja është e hapur deri më 6 korrik 2018, të drejtë për pjesëmarrje kanë sipërmarrësit dhe sipërmarrëset, mikro dhe ndërmarrjet e vogla të regjistruara në 99 qytete dhe komuna të përfshira në programin “EU Pro”, të cilat merren me prodhimtari ose ofrimin e shërbimeve të IT-së dhe të cilat janë të themeluara nga 1 janari 2013 dhe 31 dhjetori 2017./Titulli.com/