Salihu: Serbia nuk po tregon vëmendjen ndaj shqiptarëve në Luginë
Lokale

Salihu: Serbia nuk po tregon vëmendjen ndaj shqiptarëve në Luginë

25.Mar.2017 18:59
0
Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, konsiderojnë se problemi i shqiptarëve në Luginë është politik, ndërkohë që zgjidhjen e tyre e shohin përmes vazhdimit të dialogut me qeveritarët e Serbisë.

Sami Salihu, kryetar i Kuvendit në Preshevë, ka thënë se Serbia nuk po tregon vëmendjen e duhur ndaj shqiptarëve në Luginë, por ne do të insistojmë që të drejtat tona të realizohen, njofton televizioni publik.

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani, ka akuzuar qeveritarët serbë për neglizhencë të kërkesave të shqiptarëve.

I pari i Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Luginë, Belgzim Kamberi, ka kërkuar një presion më të madh të Tiranës zyrtare karshi Beogradit, në mënyrë që të përmirësohet gjendja e shqiptarëve në Luginë.

Valbona Dalipi nga Presheva, modelja në klipin e këngës së Danit (video)
Mbahet seminari i karatesë tradicionale në Bujanoc me mjeshtërin Bejar Fazliu
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration