Rregulla të reja për objektet banesore dhe afariste në Bujanoc, gjoba prej 60 mijë dinarëve
Lokale

Rregulla të reja për objektet banesore dhe afariste në Bujanoc, gjoba prej 60 mijë dinarëve

16.Nov.2017 10:33
0
Në seancën e njëzet e dytë të këshillit komunal u aprovua propozim vendimi mbi rendin shtëpiak, pallatet banesore-afariste në territorin e komunës së Bujanocit.

Amir Rexhepi  gjatë një bisede për portalin Titulli.com tha se vendimi u morë duke pasur parasysh gjendjen kaotike nëpër pallatet banesore e afariste të qytetit.

Sipas Rexhepit ky vendim është në përputhshmëri me  ligjin i cili ka dalë nga parlamenti i Republikës së  Serbisë dhe me statutin e komunës së Bujanocit.

“Tash e tutje do të jenë të ndaluar që nga dritaret, ballkonet të shkunden tepihët,batanijet, hedhja e mbeturinave e gjërave të tjera, larja e ballkoneve dhe ujitja e luleve të bëhet me kujdes që të mos dëmtohet objekti”, u shpreh Rexhepi.

Në bazë të dispozitave të përgjithshme të ligjit për banimin  dhe mirëmbajtjen e pallateve dhe statutit të komunës së Bujanocit për çdo veprimtari e cila ushtrohet në pallatet banesore e që janë në kundërshtim me ligjin gjobat janë për subjektin juridik prej 60 mijë dinarë, personin juridik prej 15 mijë dinarë dhe ndërmarrësi prej 30 mijë dinarëve, theksoi Rexhepi.

“Komuna e Bujanocit obligon banuesit që të formojnë  komunitetin banesor të zgjedhin administratorin ose t’ia besojnë punën e administrimit administruesit profesional edhe në rast se nuk është banorë i atij pallati banesor, tha mes tjerash Rexhepi.

Ai tha se nga ky vendim banorët përfitojnë rregulla, rehati dhe siguri të cilat i kanë të garantuara me ligj e që deri tani ka qenë një kaos i vërtet./Titulli.com/

Anketa: Të rinjtë pasiv në aktivitete civile në Preshevë
Komuna e Preshevës me ueb-faqe të pasivizuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration