Reagim: Edhe ky shtatë Mars pa Medresenë e Preshevës !
Medreseja e Luginës së Preshevës ka reaguar ndaj organizimeve të ndryshme që janë bërë për 7 Marsin - ditën e mësuesit.Kyësht reagimi i plotë i Medresesë në Preshevë:
Edhe ky shtatë Mars pa Medresenë e Preshevës !
Nuk po mundemi të e kuptojmë arsyen se përse gjithë ky injorim ndaj një shkolle e cila dita ditës që nga ditët e para të themelimit të sajë, ka dëshmuar dhe po e dëshmon se është ndër shkollat më të mira në Luginën e Preshevës.
Edhe ky shtatë Mars nuk na ofroi në mesin e shumë kolegëve mësues për të festuar edhe ne ditën e Mësuesit si të gjithë mësuesit tjerë në mbarë trojet shqiptare.Ore edhe ne hoxhallarët jemi mësues,edhe ne jemi shqiptarë për të mos thënë më shqiptarë se disa që i pamë në ato tubime, po besa edhe të parët tanë ishin shqipëtarë kuptone këtë.Vallë nga kush u inspiruat që të injoroni komplet një shkollë e cila siq edhe vetë e dini që në dy vitet e fundit ka nxënë vendin e parë në kuizin e diturisë ” LUGINA GARON”. Është turp të veproni kështu, sepse ju nuk i shërbeni “KOMBIT” duke i injoruar shkollat më të mira siq është Medreseja, jo jo ju përkundrazi po nëpërkëmbni arsimin e mirëfillt në Luginën tonë të dashur.
Nëse në ato tubime lanqoni mesazhe se fjala vie’’ Arsimi i mirëfilltë e ngrite një popull të përgjumosur drejt’ ,atehere po ua bëjmë me dije se betohemi në Zotin e Gjithësisë se së paku në Luginën e Preshevës nuk do mundeni të gjeni dotë arsimim dhe edukim të mirefilltë sikurse që kultivon “MEDRESEJA E PRESHVES”.Andaj mos u bëni shërbëtorë të ligë pasi që ju po pretendoni ditë e natë se po i sherbeni Kombit e pse jo edhe fesë. E pra dijeni mirë se edhe Kombi po edhe feja përparojn duke i shërbyer pikërisht ata më të sinqertit nga mesi i tyre e jo të tjerët. Pastaj injorimi i dytë kundrejt neve ishte pikërisht në ditën e djeshme. Dhe tash nga udhëheqësia e komunës sonë. Cila është arsyeja e injorimit që vetëm profesorët e Medresesë nuk u ftuan në pritjen e Presidentit të Shqipërisë zotri Bujar Nishani. A mos vallë edhe këtu ka kordinim mes palëve tuaja që neve të na injoroni.
Atëherë po ua bëjme me dije se mjaft na keni injoruat deri më sotë, e ne nuk e kemi ngritur zërin kundër juve. Por jo nga arsyeja se jemi të dobët, sepse nuk jemi të dobët, por përkundrazi ne jemi më të fortit, sepse drejtësia është me neve. Por nuk e ngritëm zërin tonë kundër ju vetem për hirë të ruajtjes së qetësis së shoqërisë sonë. Por ja që ju nuk u ndalët ,dhe se si rezultat i krejtë kësaj katrahure na detyruat që edhe ne të ngrisim zërin tonë në mbrojtjen e të drejtës sonë. .
O njerëz mos u mundoni për së koti të na injoroni e të na ulni prestigjin tonë që falë Zotit e kemi në mesin e mbarë popullatës së Luginës së Preshevës,.ngase këtë nuk do ta arrinim vetë ne pa ndihmën e Tijë. Ua bëjmë me dije se këndë e ngritë Allahu ska kush e nënqmon, ky është premtim i Vetë Zotit të Gjithësisë. Andajë ju kishim lutur që të hiqni dorë nga këto lojra tuaja e të cilat për rezultat do të kenë vetëm përqamjen.
Vërtet po më vjen keqë për injorimin dhe armiqësin tuaj që e keni ndaj Medresesë,a mundeni të na tregoni sinqerisht se cili është shkaku që keni kaqë shumë armiqësi ndaj Medresesë dhe strukturave të sajë, ne vërtet amo bash aspak skemi armiqësi ndaj jush.
Me shumë respekt për ju Mehmet Sahiti kordinatorë
Preshevë, më: 08. 03. 2017
Medreseja e Luginës së Preshevës
(Prof. Memet Sahiti, Koordinator)