Qytetarët raportojnë: Pusetat e kanalizimit rrezik për nxënësit e shkollës fillore në Bujanoc
Lokale

Qytetarët raportojnë: Pusetat e kanalizimit rrezik për nxënësit e shkollës fillore në Bujanoc

04.Dec.2017 10:35
0
Qytetarët kanë njoftuar redaksinë e Titulli.com se në oborrin e shkollës fillore "Naim Frashëri" në Bujanoc gjenden të hapur disa puseta të kanalizimit që paraqesin rrezik për nxënësit e kësaj shkolle.

“Dua të ju njoftoj se në oborrin e shkollës disa nga pusetat e kanalizimit janë hapur e nuk kanë mbulesë apo kapak edhe mundë që nxënësit të bien në to”, i ka shkruar Titulli.com një prindër i nxënësit në këtë shkollë.

Ai deshti të mbetet anonim për këtë njoftim që i bërë redaksisë Titulli.com dhe kërkoi që të merren masa nga udhëheqësit e shkollës sepse rreziqet mundë të jenë më të mëdha.

Hapja e pusetave të kanalizimit dhe largimi i kapakut mbetet shqetësim jo vetëm për rastin në shkollën fillore në Bujanoc por edhe lokacione tjera në territorin e komunës së Bujanocit./Titulli.com/

Certifikohet lista LR-PDSH, shprese e re për Preshevën
Ambasadori i BE-së, Sem Fabrici në Bujanoc: Të përkushtuar për zhvillimin e këtij rajoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration