QSA vazhdon aksionin - "Shporta e Ramazanit" (foto)
Shporta e Ramazanit është vazhduar sot nga Qendra Solidariteti dhe Avancimit (QSA) në komunat Preshevë e Bujanoc.Pikërisht në këtë muaj të mëshirës dhe solidaritetit kjo organizatë është përkujdesur që të ndihmoj familjet me kushte të vështira ekonomike.
Anëtari QSA-së Xhelal Hasani bënë të ditur se rreth 300 familje janë përfituese të gjërave ushqimore për një iftar.
“Në këtë projekt të mbështetur nga Britania e Madhe janë përfshirë familjet më të rrezikuara në tërë territorin e Komunës së Preshevës e Bujanocit. Është projekti ‘Shporta e Ramazanit’ që realizohet nga Qendra Solidaritetit dhe Avancimi çdo vit” ka thënë me rastin e ndarjes së këtyre ndihmave Xhelal Hasani, anëtar i kësaj organizate, raporton Titulli.
Duarkryq e të zhgënjyer nga jeta, shprehen shumë kryefamiljar që nuk kanë çka t’i shtrojnë në sofër fëmijëve. Ata sot falënderojnë këtë organizatë që ka trokitur në dyert e tyre për t’iu zgjat dorën me ushqime.
Njëri nga përfituesit e kësaj ndihme thotë se “asnjëherë nuk ka menduar se çka do të ketë në sofrën e iftarit por vetëm se a ka diçka që ta mbush barkun.
Pakot me sende ushqimore i janë shpërndarë edhe familjeve në nevojë të komunitetit romë.
Një aksion të tillë në kuadër të projektit “Shporta e Ramazanit” QSA e ndërmori më 27 qershor, një ditë para fillimit të muajit të Ramazanit./Titulli.com/