PVD certifikohet me numrin 5 për zgjedhjet lokale në Preshevë
Partia për Veprim Demokratik ka dorëzuar listën për zgjedhjet e parakohshme në Preshevë që do të mbahen më 24 Dhjetor dhe nga komisioni komunal zgjedhorë është certifikuar me numrin 5.PVD është partia që garon me listën prej 38 këshilltarëve dhe bartëse e listës është, Ardita Sinani.
Në zgjedhjet e kaluara të mbajtura në vitin 2016, PVD kishte grumbulluar vota për 10 këshilltarë në kuvendin komunal të komunës së Presheës./Titulli.com/