Pushteti e zë lepurin me karrocë!
Lokale

Pushteti e zë lepurin me karrocë!

09.Dec.2016 09:59
0
Seanca e fundit e Kuvendit Komunal, të Bujanocit, është një tregues i qartë se pushteti e ka dorën e gjatë dhe nuk lejon manipulime në emrin e tij.

Vendimi i ndryshimeve statutare të miratuara nga këshilltarët komunalë, në lidhje me dhënien e pëlqimit të integrimit të Ndërmarrjes Publike “Direkcioni” në Ndërmarrjen Publike “Komunalia”, është një hap konkret drejt funksionimit të mirë të qeverisjes lokale. 

Këto reforma aspak nuk janë të dëmshme e as të rrezikshme se si i paraqesin “partizanët” e vegjël të opozitës! 

Administrata komunale e Bujanocit, nga këto reforma, në të ardhmen, do të ketë nëntë nga shtatë departamente sa kishte dikur. 

Por, ndryshimet që erdhën me zgjedhjet e fundit, opozita po i merr me zarar. Ajo, si duket akoma nuk po pajtohet me humbjen e pushtetit. Herët ka filluar ta humbas rrugën në oborr. 

Të gjithë ata, të cilët gjatë mandatit të kaluar, keqpërdorën pozitat pushtetare në emër të nepotizmit dhe klaneve partiake, e të cilët edhe pas humbjes së pushtetit provuan të krijojnë “enklava” brenda ndërmarrjeve publike, do të përballen me një “stuhi”, nga e cila zor se do të munden të thyejnë “trak”, në stilin e dhelprës së kuqrremët! 

Të parët tanë na kanë lënë një fjalë të urtë shumë të qëlluar: “Pushteti e zë lepurin me karrocë!”, sidomos gjatë sezonit të dimrit, kur rrugët tona me kthesa e smeqe, nuk lejojnë fizkultura akrobatike. 

Me avash - avash, qeverisja lokale, po merr drejtimin e duhur edhe në Preshevë, duke sjell risi në udhëheqje dhe vendimmarrje. 

Jemi në muajin dhjetor, i cili po i afrohet fundvitit, ndërrimit të motmotit, kur Babadimri, si zakonisht, do të shpërndaj dhurata e kartolina urimi, e , mjerisht, disa nga opozitarët nuk do t’i gëzojnë peshqeshet e dikurshme pushtetare, veç ndonjë zarfi të kaltër ose të bardhë në shenjë dhurate nga sistemet e drejtësisë! 

Kështu e ka politika: “Me rripa -  rripa........ !” 

 

Shkruar nga Sevdail Hyseni-Bujanoc; 

Ftesë për ndëmarrjet në Bujanoc dhe Preshevë: Ligjëratë "Siguria dhe shëndeti në punë"
Viti 2016 pa përmirësime thelbësore të gjendjes të të drejtave të njeriut në Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration