Presidenti i Serbisë ndanë mirënjohje Myftiut Nexhmedin ef. Saqipit nga Bujanoci
Lokale

Presidenti i Serbisë ndanë mirënjohje Myftiut Nexhmedin ef. Saqipit nga Bujanoci

16.Feb.2017 09:00
0
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka ndarë medalje Myftiut Nexhmedin ef. Saqipit nga komuna e Bujanocit për kontributin e tij për paqe, dialog dhe humanitet.

Ky dekorim është bërë në ditën e shënimit të shtetësisë së Serbisë ku presidenca ka dekorur edhe 84 individë tjerë në Serbi, shkruan Titulli.com.

“Me propozimin e Amzës së Shqiptarëve në Serbi, presidenti i Serbisë Nikoliq, më ndau medaljen për kontributin e  dhënë, në periudha të ndryshme kohore, në emër të paqes, stabilitetit, dialogut dhe humanitetit”, është shprehur Nexhemdin Saqipi.

Bashkëveprimtarë të Saqipit kanë përshëndetur një dekorim të tillë duke e vlerësuar këtë  mirënjohje historike jo vetëm për misionin paqësor të Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, por edhe për popullin liridashës të Luginës së Preshevës.

“Urime i nderuari Myfti, ju përgëzojmë për këtë medalje argjendi, duke ju dëshiruar suksese në rrugën Tuaj të paqes, stabilitetit dhe mirëqenies njerëzore”,  ka përgëzuar  Sevdail Hyseni ish kryetar ui kuvendit komunal në Bujanoc.

Myftiut Nexhmedin ef. Saqipit është kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medevgjë njëherë edhe nënkryetar i Risajetit të Bashkësisë Islame të Serbisë./Titulli.com/

Investimet e Shqiprim Arifit, po mbeten pretime të thata
Turqia në kontakte të vazhdueshme me shqiptarë në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration