Presidenca e Kosovës: Në takimin e shtatorit në Bruksel diskutohet për Luginën
Lokale

Presidenca e Kosovës: Në takimin e shtatorit në Bruksel diskutohet për Luginën

23.Aug.2018 08:35
0
Zyrtarë të Presidencës së Kosovës kanë bërë të ditur për gazetën "Zëri" se në takimin e ardhshëm me palën serbe në Bruksel, i cili do të mbahet gjatë muajit shtator, do të diskutohet për kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Në takimin e tretë me radhë në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë - Serbi, i cili pritet të mbahet në fillim të muajit shtator, si temë e diskutimit do të jetë edhe çështja e Luginës së Preshevës.

Nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë pohuar për gazetën “Zëri” se në këtë takim do të bisedohet mbi kërkesën e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën.

Duke folur rreth këtij paralajmërimi përfaqësuesit e opozitës kanë vlerësuar se presidenti Thaçi ka hyrë në “aventura” sa i përket çështjes së kufijve.

Sipas tyre, opsioni për korrigjim të kufijve, të cilin po e përmend në vazhdimësi presidenti Thaçi, nxit tensione, dobëson pozitën negociuese të Kosovës karshi Serbisë dhe dëmton shtetësinë që është ndërtuar në dekadën e fundit.

The Guardian: Raportet sugjerojnë se Lugina e Preshevës mund t'i jepet Kosovës si shkëmbim
Mustafa: Lugina nuk do të heqë dorë nga bashkimi me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration