Presheva me kuzhinë popullore, 400 persona shujtë falas
Lokale

Presheva me kuzhinë popullore, 400 persona shujtë falas

17.Jul.2017 08:17
0
Në Preshevë është hapur kuzhina popullore projekt që i del në ndihmë shtresës në nevojë e cila do të ofroj shujtë ditore për 400 persona në ditë.

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe përfaqësues tjerë lokal institucional  u nda shumë e kënaqur me kushtet e kësaj kuzhine duke shpresuar se në të ardhmen ky projekt të zgjerohet edhe me më shumë shujta për më shumë qytetarë të komunës.

Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë të Kryqit të kuq të Serbisë me komunën e Preshevës, ku kjo e fundit ndau 3 milion dinarë për 9 muaj.

Sekretari i Fondit humanitar, Ruhan Kamberi dhe drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Liridon Latifi në takimet e tyre të shpeshta kanë bërë harmonizimin e listave të personave që do të shërbehen me ushqimet e kësaj kuzhine./Titulli.com/

PD ndërpet përkrahjen ndaj qeverisjes Musliu në Këshillin Kombëtar Shqiptar
Arrestohet grupa e trafikimit me refugjatë, pjesëtarë edhe nga Bujanoci
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration