Premiera "Maratonistët" hapën festivalin "Ditët e Komedisë Shqiptare "“Presheva 2017
Në ambientin e shtëpisë së kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë para një publiku të konsiderueshëm u hap festivali "Ditët e Komedisë Shqiptare "“Presheva 2017.Nikoqiri i këtij festivali teatri profesionist i qytetit të Preshevës prezantoi para publikut premierën “Maratonistët” në regji të regjisorit Kastriot Saqipi dhe asistentes së regjisë Afeida Boriçi.
Aktorët të cilët morrin pjesë në këtë shfaqje ishin Gjelbrim Emini, Valon Nuhiu e Artan Ibishi të cilët morën edhe vendimet zyrtare si aktorë profesionist të Teatrit të Preshevës nga ana e Drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica” Gani Veseli.
Të pranishëm ishin edhe aktorë të ndryshme nga Kosova ndërsa sonte nga do të shfaqet komedia “PEER GYNT” nga qendra “Multimedia” në Prishtinë./Titulli.com/