"Peer Gynti nga Kosova" rikthehet si terrorist, prezantohet në Bujanoc
Në ambientin e sallës së madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc është prezantuar komedia "Peer Gynti nga Kosova" me tekst të Jeton Nezirajt e regji të Agon Myftarit.“ Evropa është vendi ku edhe gjelat bëjnë vezë. Kështu paramendohet Kontinenti i Vjetër, së paku në mendjen e një të riu kosovar. Është asi djali që nuk i ka mbushur akoma të tetëmbëdhjetat dhe e ka humbur shpresën se në vendin e tij mund të ketë perspektivë. Është tejet i cekët në ato që mendon”, kështu përshkruhet përmes së kësaj komedinë.
“Peer Gynti nga Kosova” ka skenografinë e punuar nga Nicola Minssen dominojnë lëmshet e leshit dhe struktura objektesh që në miniaturë paraqesin rrokaqiejt evropianë.
Ndryshe “Peer Gynti” i Ibsenit, dramë e botuar më 1867 − ku Peer, si biri i një ish-pasaniku që e shkrin pasurinë në raki, tenton ta rikthejë atë, por humbet në ëndrra boshe − ai i Nezirajt nga Kosova e bjerr kohën në kërkim të fatit. E braktis vendin e tij dhe vendoset në Suedi.
“Peer Gynti” nuk pranohet azil me udhëzimin që gënjeshtrat t’i përdorë për të studiuar aktrimin në Kosovë. Atje takohet me atë që e quan bac, (Shpëtim Selmanin). Baci është portreti i një rrugaçi shqiptar që s’lë gjë pa bërë në shtetet evropiane ndërsa ai rikthehet si “terrorist” në Kosovë.
Komedia është pjesë e aktiviteteve “Java e Nëntori” që organizohen nga shtëpia e kulturës, komuna e Bujanocit dhe Këshilli Kombëtar Shqiptarë/Titulli.com/