PD ndërpet përkrahjen ndaj qeverisjes Musliu në Këshillin Kombëtar Shqiptar
Lokale

PD ndërpet përkrahjen ndaj qeverisjes Musliu në Këshillin Kombëtar Shqiptar

17.Jul.2017 07:47
0
Përmes një komunikate për opinion, Partia Demokratike ka njoftuar se ka braktisur punën e Këshillit Kombëtar Shqiptar, pjesë e së cilës ka qenë nga zgjedhjet e vitit 2014.

Kjo është komunikata e plotë: 

Siç është i informuar opinioni, në zgjedhjet e fundit të KNSH–së, Partia Demokratike me tre këshilltarët e dalë nga votimi, krijoi koalicion me PDSH per te udhehequr me këtë institucion dhe votoi qe Jonuz Musliu te zgjidhet kryetar përkundër rezultatit të tij medioker me vetëm 400 vota te fituara në fshatin e tij të lindjes, edhe ate në rrethin e dytë zgjedhor.

Jonuz Musliu që nga emërimi si kryetar ka pasur një qasje joparimore, jokonsekuente dhe asimetrike duke mos qenë koherent në veprimet e tija, duke vendosur në plan të parë interesin e tij personal.

Kulminacionin e sjelleve e beri në seancën e fundit te Kuvendit komunal te Bujanocit ku në cilësinë e kryetarit të kuvendit pa pasur pëlqimin e KNSH–së, nën trysninë e partisë (PVD–së) me të cilën është në koalicion futi si pika të rendit të ditës edhe ndryshimin e aktvendimit të anëtareve te keshillave të dy shkollave fillore (Ternoc dhe Bilac) me te cilin veprim shkeli vendimin dhe votimin që e kishte bërë në perberjen e legjislacionit të mëparshëm!

Duke u bazuar në veprimet e mëparshme dhe këtë të fundit të Jonuz Musliut , Partia Demokratike merr vendim për ndërprerjen e cdo përkrahje të përbërjes qeverisese aktuale të KNSH-së, me anëtarin e vet Zejni Fejzullauhun.

Poashtu fton edhe dy keshilltaret e KNSH–së,-Arber Pajaziti (bartës i listës së PD–së) dhe Edmond Isufi (nr 5 ne listë) që edhe këta të ndërprejnë perkrahjen ndaj Jonuz Musliut.
Edhe pse ndërkohë janë larguar nga PD–ja, këta dy keshilltarë per hirë të asaj se kanë pasur besimin e partisë dhe elektoratit për t’u radhitur si këshilltar në këtë institucion , ata kanë si obligin moral (me votat e PD), që të rrespektojnë këtë vendim!

Kryesia e Partisë Demokratike
Bujanoc”

Këshilltarët kërkojnë raportet e shfrytëzimit të mjeteve nga Këshilli Kombëtar Shqiptar
Presheva me kuzhinë popullore, 400 persona shujtë falas
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration