Pagesa rrugore në Preshevë fillon nga 12 Dhjetori
Ndërmarrja publike shtetërore "Putevi Srbije" ka paralajëmuar se nga data 12 Dhjetor do të fillojë pagesa rrugore e autoudhës nga nga Levosoja e Bujanocit e deri në afërsi të Preshevës.Sipas këtij njoftimi çmimi i pagesës rrugore për vetura të udhëtarëve do të jetë 70 dinarë ndërsa për mjetet transportuese 440 dinarë.
Këto pagesa do të bëhen në stacionin e ri të pagesave të ndërtuar në afërsi të Preshevës./Titulli.com/