Përfaqësuesit serb të Bujanocit mirëpresin Presidentin, Bujar Nishanin
Ardhja e presidentit të Shqipërisë më 7 Mars në Bujanoc dhe Preshevë po mirëpritet nga faktori politik lokal serb.Nenad Mitroviq, deputet popullor nga Bujanoci thotë se është mirë që presidenti do t’i shoh bashkëkombësit e tij si jetojnë në Bujanoc dhe Preshevë dhe të vërtetohet se shteti jonë përkrahë të drejtat e pakicave, shkruan Titulli.com.
“Presidenti dë të shoh se në Bujanoc dhe Preshevë kanë kryetarët e komunave e kuvendeve komunale dhe se asnjëherë nuk ndalemi në përmbushjen e të drejtave të pakicave”, theksoi Mitroviq.
Mitroviq është shprehur se përfaqësuesit serb nuk janë thirrur për këtë vizitë.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste të Serbisë dega në Preshevë, Dragoljub Filipoviq ka thënë se kjo vizitë ka inkurajim të caktuar të popullata shqiptare.
Bujar Nishani do të qëndrojë në Bujanoc dhe Preshevë më 7 Mars përveç takimit me përfaqësuesit politik shqiptarë lokale dhe do të marrë pjesë në një aktivitet kulturorë./Titulli.com/