Përfaqësuesi i komunës së Bujanocit rreth fillimit të vitit shkollorë
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollorë 2017/2018.“Ju uroj fillimin e vitit të ri shkollor duke ju dëshiruar që sukseset e juaja të jenë të vazhdueshme dhe që këmbëngulësia juaj për të thithur dijen të ju përcjell gjithnjë”, thuhet në postimin e Kamberit në facebook.
Ai u shpreh se shkollimi dhe arsimimi është garanci për të ardhmen tonë të përbashkët ndërsa ju jeni shpresa e këtij vendi për atë të ardhme.
“Urime fillimi i vitit të ri shkollor. Shëndet dhe shumë suksese”,shkroi Kamberi.