Orë vizatimi për fëmijët në parkun e Bujanocit
Në parkun e qytetit në Bujanoc është hapur solemnisht këndi i lojërave të rejai vendosur në kuadër të projektit "Për fëmijët tanë", të cilin e realizoi Qendra për Avacimin e të Rinjve dhe Grave me mbështetjen financiare të "Trag fondacionit" nga Beogradi.Gjatë aktivitetit u realizua edhe njw orë vizatimi për fëmijët me piktoren Leoneta Abdyli nga Bujanoci.
Në solemnitetin e përurimit prezantoi edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi së bashku me personel tjetër të administratës komunale./Titulli.com/